Pika që vuri AKU në vendin e gabuar

Pika që vuri AKU në vendin e gabuar

Mëngjesin e sotëm Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit përmes një emaili përcolli një njoftim mbi kontrollet që ishin bërë brenda periudhës 1-25 tetor.

Nga njoftimi i orës 08:58 mësohej se ishin bllokuar 13.3 ton produkte ushqimore të pasigurta për tregun shqiptar: nga të cilat 4.5 ton oriz me vend origjine Spanjën, dhe 1.8 ton domate me vend origjinë Lituani.

Por gati dy orë më pas, Ora 10:48) një email i dytë njofton për gabimin që ishte bërë. Një pikë e vendosur më shumë kishte zvogëluar disa herë ngarkesën që ky autoritet kishte bllokuar.

"Duke ju kerkuar ndjese per e-mailin e meparshem, pasi dy shifrat e para jane marre me pike (.) nderkohe qe duhen pa pike, ju lutem ti ndryshoni" Shkruhet në emailin e dytë i cili shoqërohet dhe me njoftimin e korigjuar.

Kështu 13. 3 ton produkte të bllokuara bëhen 70 ton. Si dhe nuk ishin 4.5 ton oriz, apo 1.8 ton domate të bllokuara por 45 ton oriz  si dhe 18 ton domate të bllokuara.

Aksioni i AKU: Dhjetra arka domate me myk, patatina e çokollata afër skandencës të destinuara për tregun shqiptar

EMISIONET