Picieri nga Kruja bashkë me gruan në krye të trafikut të drogës në Bolonja

Picieri nga Kruja bashkë me gruan në krye të trafikut të

Një super-operacion për të goditur grupet kriminale të drogës me dhjetëra persona të dyshuar dhe të arrestuar është zhvilluar në Bolonja. 

Arrestime janë kryer në të gjithë Italinë Veriore.

Ardian dhe Lindita Dema, burrë dhe grua me origjinë shqiptare që jetojnë në Castellarano, midis të arrestuarve, dyshohet se kishin për detyrë, ai në mënyrë të veçantë, për të ruajtur lëndën narkotike, e cila përdorej për të furnizuar të gjithë pjesën e Reggio Emilia dhe Modena.

Burri, prodhues picash i lindur në vitin 1972 në Krujë të Shqipërisë, është arrestuar në mars 2016, i gjetur me pothuajse 50 kg drogë.

Ndaj tij ishte caktuar fillimisht arrest shtëpiak, por më pas është transferuar në burg. Hetuesit dyshojnë se edhe gruaja mund të jetë bashkëpunëtore në trafik.

Hetimet e operacionit i lejuan hetuesve për të rindërtuar rrugët e trafikut të drogës nga Afrika e Veriut, kryesisht Maroku me anë të korrierëve që fshihnin hashashin në kamionët e tyre dhe përmes Spanjës e sillnin atë në Itali.

Në një rast, hetuesit në Bolonja arritën të kapnin një sasi droge me peshë prej 1 ton hashash që do të mbërrinte në Romë dhe më pas do të shpërndahej në tregun me pakicë.

Kërkimet e tjera çuan në rreth 50 arrestime, 21 prej tyre në kryeqytetin rajonal.

Dy organizata përfunduan në shënjestrën e policisë, ndërsa një shqiptar dhe një maroken bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Sipas hetimeve, shpërndarja e hashashit kap shifrën e rreth 300 kg në muaj vetëm në Bolonja, ndërsa për kokainën flitet për një kg në javë.

EMISIONET