Pezullimi i rektorit, pedagogu Qori: Precedent i rrezikshëm

Pezullimi i rektorit, pedagogu Qori: Precedent i rrezikshëm

Pezullimi i rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni është një precedent i rrezikshëm. Kështu u shpreh në studion e lajmeve të RTV Ora, pedagogu Arlind Qori. Sipas tij kjo është përpjekje për të kontrolluar Universitetin.

Arlind Qori: Mënyra sesi qeveria guxon të shkarkojë ose pezullojë përkohësisht rektorin e një Universiteti. Unë nuk kam kurr farë respekt ose konsideratë, por prap më duket e rrezikshme. Fakti që qeveria merr një vendim të paprecedentë më parë, që qeveria të këtë shkarkuar rektorin e zgjedhur të Universitetit të Trianës. Është e paprecedentë krahasuar me të shkuarën dhe krijon një precedent të rrezikshëm.

Beti Njuma: A është kjo një përpjekje për kontroll politik në Universitetin e Tiranës?

Arlind Qori: Po, shkon bashkë logjika e klanit që shkarkon rektorin, klani i rektorit është më i dobët brenda UT, bashkë me interesin e qeverisë për të kontrolluar universitetin.

EMISIONET