Peter Handke me pasaportë të Millosheviçit

Peter Handke me pasaportë të Millosheviçit

Skandalet e Nobelistit, Peter Handke s'kanë të ndalur. Portali "Intercept" ka publikuar një foto të dokumentit ku Peter Handke rezulton të ketë qenë posedues i një pasaporte të ish-Federatës Jugosllave të vitit 1999, kohë kur Sllobodan Milllosheviçi ishte ende në pushtet.

Asokohe, Handke avancoi me qëndrimet e tij pro-serbe duke u shprehur "Vendi im është në Serbi, nëse ajo bombardohet".

Sipas "Intercept", më 15 Qershor 1999, pa kaluar një javë nga shfaqja e dramës së tij mbi luftën, Handke u bë zotërues i një pasaporte Jugosllave, në ambasadën e Federatës në Vienë.

Dokumentat kanë qëndruar në një shtëpizë të marrë me qera nga Handke për rreth një dekadë dhe më pas janë bërë pjesë e arkivës së Hans Widrich, një ish-zëdhënës për shtyp i festivalit muzikor të Salzburgut.

Widrich, kujton madje se si Handke e justifikoi pasjen e këtij dokumenti.

Handke: Po, unë bëra kërkesë për të pasi udhëtoj shpesh drejt Serbisë, dhe s'më pëlqen të paguaj me shtrenjtë se miqtë e mi serbë"

Në veprat e tij, Handke ka mbajtur një qëndrim justifikues ndaj gjenocidit, duke pretenduar madje se sulmet mbi boshnjakët në Sarajevë ishin pjesë e një plani të hartuar nga vetë muslimanët, për të nxituar urrejtjen mbarëbotërore ndaj serbëve.

EMISIONET