Pësoi 2 gola, Berisha merr vlerësimin befasues nga media italiane

Pësoi 2 gola, Berisha merr vlerësimin befasues nga media italiane

Edhe pse u mposht duke pësuar 2 gola, Etrit Berisha është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 18.

 Të paktën sipas asaj që shkruan “tuttomercato ëeb”, gardiani kuqezi është shpallur më i miri mes 20 portierëve për javën e 18 të Serisë A. Në përshkrimin që sajti i njohur bënte, thuhej: Berisha mban SPAL në lojë sa të jetë e mundur, një ndërhyrje e mrekullueshme në pjesën e parë ndaj Rrahmanit dhe dy të tjera në të dytën ndaj Pazzinit.

Formacioni i javës së 18 në Serie A: Berisha, Cuadrado, Rrahmani, Acerbi, Gosens, Freuler, De Roon, Ilicic, Gomez, Ronaldo, Lukaku

EMISIONET