Tre peshkatarë nga Korea e Veriut janë akuzuar për vrasjen e 16 anëtarëve të ekuipazhit të anijes para se të lundronin drejt Koresë së Jugut.

Dy prej tyre, të arratisur, u dorëzuan në Veri.

Ata kaluan kufirin detar të shtunën dhe u arrestuan nga autoritetet në Jug.

Koreja e Jugut zakonisht u jep azil por në këtë rast tha se dy djemtë paraqisnin kërcënim për sigurinë kombëtare.

Ata u trajtuan si kriminelë dhe u dërguan përsëri në Veri.

Pasi kaluan kufirin me anijen e tyre të peshkimit, u deshën dy ditë që marina e Koresë së Jugut t'i kapte ata.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, dy peshkatarët dhe një burrë tjetër vranë kapitenin e anijes në fund të tetorit për shkak të mënyrës së ashpër që ai i trajtonte.

Më pas vranë të gjithë anëtarët e tjerë të ekuipazhit që protestuan, një nga një. Trupat u hodhën në det.

Tre të dyshuarit fillimisht u kthyen në Veri, por kur njëri prej tyre u kap nga policia lokale në një port, dy të tjerët vendosën të iknin me anijen e tyre në Jug.

Të dy djemtë rreth 20 vjeç u dorëzuan në Korenë e Veriut në fshatin kufitar Panmunjom në zonën e demilitarizuar.

Ky është dëbimi i parë i Jugut në Veri përmes Panmunjom. Nuk ka asnjë marrëveshje ekstradimi midis dy shteteve.


/Ora News.tv/