Pesë muaj nga vizita e tij në Tiranë si kryeministër, Kurti pret Ramën në Prishtinë

Pesë muaj nga vizita e tij në Tiranë si kryeministër, Kurti

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë dy ditore në Kosovë ku do të takohet me liderët politikë në vend.

Ashtu siç ishte parashikuar dhe në axhendë, Rama u takua sot (29 qershor) me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin.

Takimi është mbajtur në selinë qendrore të LVV-së në Prishtinë, ku i pranishëm ishte dhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Kanë kaluar pesë muaj nga takimi i tyre i fundit, kur Kurti bëri vizitën e tij të parë dhe të fundit si kryeministër i Kosovës, në Tiranë ku takoi fillimisht Edi Ramën.

Në konferencës e datës 11 shkurt, Kurti dhe Rama u ‘ndanë’ për çështjen e ‘minishengenit ballkanik’, pasi Kurti kërkoi para tij një ‘Makroshengen Shqiptar’, kurse kryeministri shqiptar bëri të qartë se pa ‘Minishengen Ballkanik’ nuk ka ‘Makroshengen Shqiptar’.

Më herët, kryeminstri Rama takoi kryeparlamentaren Vjosa Osmanin, kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin dhe ish-kryeministrin e liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Në orën 20:00 presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet tu drejtohet qytetarëve lidhur me situatën e krijuar pas publikimit të akuzave të pakonfirmuara ndaj tij dhe një grupi pjesëtarësh të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

EMISIONET