Gjermania normalisht punëson 30,000 punëtorë sezonalë për korrjen e asparagut, duke përfshirë 5,000 vetëm në shtetin e Brandenburgut. Për shkak të koronavirusit puntorët për korrjen e asparagut që vijnë nga shtete të ndryshme, nuk mund të hyjnë në Gjermani.

Por asparagu është vetëm maja e një problemi me të cilin fermerët evropianë së shpejti do të përballen. 

Gjermania do të ketë nevojë për afro 300,000 punëtorë sezonalë këtë vit. 

Franca, ku sezoni i luleshtrydheve po afron, ka nevojë për 200,000 gjatë tre muajve të ardhshëm; midis një e treta dhe dy të treta e puntorëve zakonisht vijnë nga jashtë.

Hollanda është eksportuesi më i madh bujqësor në Evropë, por shumica e punëtorëve që merreshin me mbledhjen e domateve dhe trangujve vijnë nga Europa Lindore, por këtë vit mund të jetë e pamundur.

/Ora News.tv/