Përroi i Zaranikës rrezikon përmbytjen e banesave në Elbasan

Përroi i Zaranikës rrezikon përmbytjen e banesave në Elbasan

Fryrja e përroit të Zaranikës nga reshjet e shiut rrezikon përmbytjen e banesave në Elbasan.

Emergjencat Civile në Bashkinë Elbasan po monitorojnë situatën e krijuar.

Ndërkohë reshjet e shiut dhe rrëshqitjet e gurëve kanë krijuar vështirësi qarkullimi për automjetet në aksin, Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit’.

Kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit po punon për heqjen e gurëve.


EMISIONET