Përplasjet Rama-Haradinaj, Surroi: Fjalët që thuhen publikisht, të thuhen privatisht

Përplasjet Rama-Haradinaj, Surroi: Fjalët që thuhen publikisht,

Nuk munguan komentet e publicistit të njohur Veton Surroi për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas tij, është dashur që mes dy vendeve të ketë një komunikim në dy nivele bazike të respektit, duke shprehur rezerva për marrëdhëniet që kanë pasur kryeministrat Rama e Harandinaj.

Veton Surroi: Kushtet kanë ndryshuar. Kemi disa elemente që nuk e obligojnë zotin Rama të jetë “Mbreti Zog”. Unë mendoj se ka pasur nevojë që komunikimi mes Kosovës dhe Shqipërisë të zhvillohet në dy nivele bazike të respektit. Së pari se kemi të bëjmë me shtete, me kryeministra. Kryeministri i Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund ta quajnë njëri-tjetrin me fjalor që nuk i përshtaten. 

Nëse nuk mund ta bëjmë me sllovenin apo polakun, nuk duhet ta bëjmë mesveti. Nuk besoj se do të jetë marrëdhënie të vështirë Rama-Kurti. Niveli i dytë ka të bëjë sepse ne nuk kemi të bëjmë me fqinj të rëndomtë. Kemi nivel afërsie që të shtyn të kesh dinamikë të madhe komunikimi. Fjalët që thuhen publikisht të thuhen privatisht. Kemi të bëjmë me disa interesa që janë të përbashkëta. Kjo ka të bëjë me faktin se shtet tona po kalojnë kriza ciklike, dhe këto është mirë ti adresojmë vetë.

EMISIONET