E diela e Pashkëve ortodokse u përgjak mbrëmjen e sotme në Laç. Dy kushërinj u qëlluan me armë zjarri në lagjen numër 1 të qytetit. Bëhet fjalë për shtetasit Mikel Jushi dhe Jani Jushi 35 dhe 30 vjeç, djem xhaxhallarësh mes tyre.

"Sot rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 Laç, afer një lokali ka patur të shtëna me armë zjarri.Për pasojë dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 shtetas, M.J dhe J.J., të cilët janë dërguar në gjendje te rëndë per jetën në Tiranë për ndihme mjekësore" njofton policia.

Ata u transportuan me urgjencë në Tiranë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të rënda ndërruan jetë në spital.Njëri nga viktimat mësohet se është pronari i një lokali në qendër të Laçit.

Sherri mes viktimave dhe autorëve nisi në lokal 

Sipas disa dëshmitarëve, dy viktimat kanë qenë në lokal dhe kanë debatuar dhe konfliktuar me autorët. Këta të fundit kanë patur edhe armë me vete. Autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra dy kushërinjtë Jushi, të cilët kanë tentuar të largohen dhe kanë qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tyre. 

Plumbat i kanë kapur disa herë në trup Mikel dhe Jani Jushin, ndërsa përpiqeshin ti shmangeshin autorëve, por kanë mbetur të plagosur rëndë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia ka dyshime se ngjarja ka të bëjë me konflikte të mëparshme të autorëve dhe viktimave.

Në vendngjarje mbërriten shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përballjen e tyrë me drejtësinë.

Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqerimi i personave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Lexo me shume:  Te gjitha lajmet mbi vrasjen ne Lac, ku viktime mbeten dy kusherinjte, Jushi 


RTV Ora mëson se të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në një spital privat në kryeqytet.

Në vendngjarje mberriten shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përballjen e tyrë me drejtësinë.

Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqerimi i personave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.



/Ora News.tv/