Përplasja Kurti-Rama, analisti Podgorica: Secili pati qëndrimet e veta, duhet bashkim në pikat kryesore

Përplasja Kurti-Rama, analisti Podgorica: Secili pati qëndrimet e

Për analistin Gëzim Podgorica përplasja në Tiranë mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës për minishengenin Ballkanik ishte diçka e pritshme.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, ai tha se ndërkombëtarët nuk kanë patur një qëndrim të qartë rreth minishengenit.

Gëzim Podgorica: ‘’Kurti dhe Rama nuk kanë patur ndonjëherë dashuri mes njëri-tjetrit. Gjatë konferencës për shtyp secili pati qëndrimet e veta.''

''Këto deklarata janë të njohura si nga Kurti i cili mbështet makroshengenin që kur ishte në opozitë ashtu edhe nga Rama që ka qenë konsekuent me minishengenin Ballkanik.''

''SHBA dhe BE nuk kanë patur ende një qëndrim të qartë rreth minishengenit. Kemi deklarata të veçuara, por nuk kemi një reagim zyrtar. Ky minishengen ka prodhuar më shumë debate sesa diçka konkrete dhe nuk ka prodhuar një platformë të qartë. Makroshengeni është mungesa e 77 marrëveshjeve të cilat kanë mbetur në letër të pa vëna në funksion.''

''Të dy vendet duhet të jenë të unifikuar me njëri-tjetrin. Fakti që ka ngecje tregon se vullneti nuk vihet ne pikëpyetje, por krahas vullnetit nuk ka patur rezultate, më shumë ka patur retorikë dhe ka kaluar në tensione mes palëve.''

EMISIONET