Përplasi për vdekje me motor të moshuarin, arrestohet adoleshenti në Divjakë
Arrestohet 18-vjeçari që aksidentoi për vdekje të moshuarin dy ditë më parë në Divjakë.
Policia ka vënë në pranga shtetasin A.Xh, , banues në Lushnje.
Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", ”Drejtimi i automjeti në mënyrë të pa rregullt” dhe "Largimi nga vendi i aksidentit”.
Aksidenti për të cilën akuzohet i riu u regjistrua me 4 nëntor, ku si pasojë e tij humbi jetën shtetasi N.P, 88 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për shtetasin B.A, 16 vjeç, banues në Lushnje për veprën penale “Moskallëzim krimi”.