Një i ri në Durrës është arrestuar pasi përplasi për vdekje një 32-vjeçar që udhëtonte me biçikletë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

28-vjeçari me iniciale E.C. po drejtonte mjetin tip Peugot aksidentoi mbrëmjen e së martës (17 shtator) të ndjerin me iniciale R.Ç., në vendin e quajtur Rrotull.

"Më datë 17.09.2019  u arrestua në flagrancë shtetasi E.C., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprat  penale "Largimi nga vendi i aksidentit" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,"-raporton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

/Ora News.tv/