Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pasditen e sotme në autostradën Milot-Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa viktima është Mark Lleshi.

Policia njofton se "një makinë ka përplasur shtetasin me iniciale M.Ll. rreth 55 vjeç, banues në Kurbin, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes."

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe kapjen e autorit.

/Ora News.tv/