Tiranë-Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 18:45 në Farkë. Policia bën me dije se automjeti me drejtues E. Ç është përplasur me një motoçikletë me drejtues L. M.,46 vjeç.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, drejtuesi i motoçikletës shtetasi L. M.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Ç është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të aksidentit.



(Foto ilustruese)

/Ora News.tv/