Një aksident ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje, në zonën e Vajkanit.

Mësohet se një kamion është përplasur me një autoveturë.

Nga përplasja kamioni ka  përfunduar i përmbysur në pjesën anësore të rrugës, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

/Ora News.tv/