Përplaset me makinën e parkuar, në gjendje të rëndë 28-vjeçari në Korçë

Një 28-vjeçar është plagosur rëndë pasi u përplas me një automjet të parkuar në rrugën Korçë-Maliq të dielën (23 dhjetor).

I riu me iniciale E.L., po udhëtonte pranë fshatit Bulgarec, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen" kur humbi kontrollin e makinës dhe goditi një "Audi" të parkuar në anë të rrugës.

"28-vjeçari ka marrë dëmtime fizike dhe është dërguar në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore,"-raporton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


EMISIONET