Përplasen makinat në Korçë, 2 të plagosur

Përplasen makinat në Korçë, 2 të plagosur

Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën Korçë-Maliq, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”.

Policia thotë se në aksident u përfshi mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B.D., 56 vjeç, banues në Libonik dhe një mjet tjetër tip “Benz” me drejtues shtetasin D.M., 25 vjeç, banues në Pogradec.

"Për pasojë janë dëmtuar shtetaset G.D, rreth 65 vjeçe dhe E.D, rreth 54 vjeçe, banuese në Libonik, pasagjere në mjetin me drejtues shtetasin B.D, të cilat ndodhen në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën", tha policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET