Përplasen makinat në Finiq, pesë të plagosur

Përplasen makinat në Finiq, pesë të plagosur

Pesë persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25, në vendin e quajtur "Ura e Gajdarit"  në Finiq, ku dy automjete të tipit "Benz Mercedes" në pronësi të shtetasve E.V dhe P.D janë përplasur mes tyre.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për sqarimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


EMISIONET