Përplasen dy makina në rrugën Fier-Levan

Përplasen dy makina në rrugën Fier-Levan

Dy automjetë janë përplasur në aksin rrugor Fier-Levan. Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, në një kohë kur edhe trafiku ka qenë shumë i rënduar.

Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë dy automjete me targa GJ5956A dhe TR 8256S.

Nuk dihet ende nëse ka apo jo persona të plagosur, por në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe një ambulancë.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e aksidentit.

EMISIONET