Përplasen tre makina në kryqëzimin e Milotit, 5 të plagosur

Përplasen tre makina në kryqëzimin e Milotit, 5 të plagosur

Pesë persona mbetën të plagosur, 2 prej të cileve në gjendje të rëndë, pas përplasjes së tre automjeteve në Milot. Aksidenti ndodhi pasditen e së dieles në segmentin e rruges së Kombit.

Sipas të policisë në këtë aksident janë përfshirë  mjeti tip Benz me drejtues shtetasin B.D., mjeti tip Suzuki me drejtues shtetasin M.K. dhe mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin I.T.

Nga aksidenti janë plagosur 5 shtetas të cilët ishin pasagjer në mjetet e pëfshira në aksident.Dy prej të plagosurve të cilët kanë mërrë dëmtime më të rënda janë dërguar në spitalin e Traumes në Tiranë, ndërsa tre të tjerët po marrin mjekim në Sitalin e Laçit nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jeten.

End nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Ndërkohë aksidenti solli bllokim të rrugës së Kombit për gati 1 orë. Radha e automjeteve ishte kilometrike, ndërkohë për normalizimin e qarkullimit u desh ndërhyrja e policisë rrugore.

Pas largimit të automjeteve të aksidentuara nga rruga gjithçka u normalizua dhe lëvizje e automjeteve vijoj normalisht.

EMISIONET