Dy persona kanë mbetur në plagosur pas përplasjes së tre automjeteve në rrugën e Kombit.

Aksidenti ndodhi pasditen e së dielës në segmentin Milot-Rrëshen, në dalje të Milotit. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, nga ku mësohet se një vajzë 21-vjeçe ndodhe në gjendje të rëndë për jetën. Albana Ahmeti e cila udhëtonte si pasagjere në njërën nga makinat e përfshire në aksident ka marrë lëndime në disa pjesë të trupit, ndërsa personi tjetër që mbeti i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet paraprake të policisë e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, bëhet e ditur se shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej drejtuesve të automjeteve të përfshire në aksident.

Ndërkohë për shkak të aksidentit u bllokua për disa minuta qarkullimi i mjeteve në rrugën e Kombit. Pas veprimeve të eksperteve të policisë në vendin e ngjarjes mjetet u larguan nga rruga dhe qarkullimi vijoj normalisht.


/Ora News.tv/