Një 35-vjeçar nga Skrapari është arrestuar nga policia e Përmetit, pasi u kap me armë zjarri, municione dhe drogë.

Në kuadër të operacionit të koduar "Osumi", u vu në pranga shtetasi A. M., banues në fshatin Nikollarë të Skraparit.

"Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi i gjetën një armë zjarri tip pushkë 20, një armë gjahu pa leje, fishekë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 2 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për hetime të mëtejshme, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

/Ora News.tv/