Përmbytja në autostradë, Bare: Nëse shkak janë palmat mea culpa. Shella: Edhe pishat do ta shkaktojnë!

Përmbytja në autostradë, Bare: Nëse shkak janë palmat

Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare i ftuar në Ekopolitikë në Ora News, thotë se partia e tij mund të bëjë mea-culpa nëse zbulohet se shkaktar i përmbytjes në autostradë janë bërë palmat e mbjella. Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella tha se nëse mbillen pisha siç është parashikuar, përmbytjet do të jenë shumë të mëdha.

Bare: Për sa i përket autostradës, jam i bindur që forca jonë politike e ka kurajën që pasi të bëhet investigimi,  të thotë që problem kanë qenë këto ndërhyrje kanë shkaktuar këtë problem.

Shella: Tre fatkeqësi natyrore kanë ndodhur në autostradë. E para, palmat që kanë shkaktuar përmbytje, e dyta tharja e tyre nga ngrica e madhe e vitit të kaluar. Dhe e treta, nëse mbillen pisha do të ketë përmbytje që nuk janë parë kurrë. Këtë s’duhen inxhinierë ta thonë këtë.

Bare: Kur them mea culpa them se duhet të ketë edhe zgjidhje.

EMISIONET