Një automjet me targa të Tiranë është përmbysur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 minuta në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit, ku si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit,  mjeti është përmbysur në mes të këtij aksi.

Veç dëmeve materiale mjet nuk ka pasur pasoja serioze për drejtuesin, i cili ka marrë lëndime të lehta.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit.

/Ora News.tv/