Përmbyllet panairi dy ditor në Këlcyrë për promovimin e turizmit dhe prodhimeve vendase në këtë zonë.

"Kazan Fest" u zhvillua në datat 4-5 tetor në fshatin Ballaban. Projekti gërshetonte traditën e prodhimeve e kulinarisë së zonës me aktivitetet artistike.

Festa e veçantë u zhvillua në Fermën Grand Albanik nga Qendra ISO, në bashkëpunim me Bashkinë e Këlcyrës.

Pjesëmarrësit patën mundësi të shijojnë produktet njohura të zonës si verë, reçelra, djathë e kos të prodhuar në mënyrë artizanale nga fermerë dhe prodhues të Këlcyrës, Përmetit, Gjirokastrës, Tepelenës, Libohovës, Dropullit dhe Memaliajt.

Aktiviteti artistik u drejtua nga Boiken Lako dhe grupe të reja të muzikës pop, rock, RnB, dhe DJ. Pjesë e koncertit ishte dhe grupi i Sazeve të Këlcyrës.

/Ora News.tv/