Përmbarimi Gjyqësor Shtetëror, akses online në hartat e pasurive

Përmbarimi Gjyqësor Shtetëror, akses online në hartat e

Përmbarimi Gjyqësor Shtetëror do të ketë tashmë akses në regjistrin online te zyrës së regjistrimit te pasurive të paluajtshme. Kjo u arrit pas marrveshjes që u nënshkrua  mes krerëve të dy institucioneve, ndërsa zbatimi i saj pritet të shmangë vonesat dhe zvarritjet që shkaktoheshin më parë nga komunikimi mes zyrave me anë të shkresave.

Përmbarimi Gjyqësor Shtetëror do të këtë akses në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme, duke shmangur në këtë mënyre shkresat burakratike dhe vonesat mes dy institucioneve.

Dy kreret e këtyre zyrave thanë se kjo gjë do të shmangë vonesat shkresore, duke rritur shërbimet e qytetarëve.

Kryeregjistruesi Valdrin Pjetri: Sot zyra qëndrore e regjistrimit të pasurive nënshkruan këtë marrëveshje bashkëpunimi me përmbarimin  shtetëror dhe duke filluar nga dita e sotme Përmbarimi Shtetëror do të ketë akses online në regjistrat tanë hipotekor.

Pirro Lutaj, Drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit: Shërbimi Përmbarimor Shtetëror do të marrë aksesin online për të kontrolluar statusin e pronësisë, pasi siç dihet çështja e pronësisë është objekt herë pas herë dhe në zyrat e Përmbarimit Shtetëror.

Tashmë Përmbarimit Shtetëror nuk do t’i duhet më të dërgojë shkresa për të marrë informacion mbi statusin juridik të pasurive, për të cilat ka nje vendim të formës së prerë.

EMISIONET