Përmbarimi gjen armë dhe drogë në banesën që do sekuestronte

Përmbarimi gjen armë dhe drogë në banesën që do

Një armë e përshtatura si snajper me silenciator, një pistoletë dhe një sasi kanabisi janë gjetur në një banesë të pabanuar në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Gjetja e këtyre materiale është bërë nga shërbimi përmbarimor, i cili ka shkuar për të ekzekutuar sekuestron e banesës për llogari të një banke që rezultonte me kredi të pashlyera. 

Për rastin është lajmëruar policia e Durrësit, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka sekuestruar armët e zjarrit.

Nga verifikimet paraprake rezulton se pronari është emigrant në SHBA..

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 14:30, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, te njoftuar nga Sherbimi Permbarimor dhe me pas gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në një apartament janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 1 snaiper;

• 1 automatik

• 1 pistoletë

• 4 sileciator

- krehera me fisheke

- nje sasi e vogel lëndë narkotike e dyshuar marijuane

• fenelina, mjete dhe veshje policie;

• kapuça.

Shërbimi i Përmbarimit ka shkuar në apartamentin e mësipërm për të bërë të mundur ekzekutimin  e një vendimi për dorëzimin  e apartamentit bankës.

Apartamenti posedohej aktualisht nga shtetasi Xh.L., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij.

EMISIONET