Dosja "Babalja", PD: Prokuroria duhet të merrte të pandehur Ballën dhe Ardi Veliun

Dosja "Babalja", PD: Prokuroria duhet të merrte të pandehur

Partia Demokratike nëpëmjet Sekretarit për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, thotë se përgjimet e prokurorisë faktojnë se pushteti i Edi Ramës për çështjen e njohur si “Babalja” sajoi dëshmitarin e rremë dhe e pagoi atë për të shpëtuar veten dhe për ta përdorur kundër opozitës. Zyrtari demokrat tha se organi i akuzës duhet të kishte marrë të pandehur deputetin Balla, drejtorin e policisë së shtetit Ardi Veliu dhe ish-drejtorin e policisë së Fierit.

Partia Demokratike akuzoi Prokurorinë se ka penguar qëllimisht hetimin e plotë të dosjes "Babalja".

Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, në një deklaratë për mediat tha se organi i akuzës duhet të kishte marrë të pandehur deputetin Balla, drejtorin e policisë së shtetit Ardi Veliu dhe ish-drejtorin e policisë së Fierit.

Gjata: Pas publikimit të përgjimeve zyrtare Prokluroria duhet të merrte si të pandehur Taulant Ballën, Fatmir Xhafaj, Ardi Veliun, Albert Nushin, ky i fundit ka qenë drejtor deri para pak ditësh i drejtorisë së policisë Fier, dhe një sërë strukturash policore që kanë shërbyer për të manipuluar këtë ngjarje me qëllim shpëtimin e pushtetit të Edi Ramës dhe dënimin e opozitës që denoncoi këtë aferë.Pushteti kriminal i Edi Ramës e sajoi dëshmitarin e rremë dhe e pagoi atë për të shpëtuar veten dhe për ta përdorur atë kundër opozitës. Prokuroria në shkelje të ligjit nuk ka zbardhur me qëllim disa përgjime ku dëshmitari i sajuar flet për Taulant Ballën dhe drejtorinë e policisë së shtetit.

Gjata thotë se prokuroria  në shkelje të ligjit, nuk ka zbardhur disa përgjime, ku dëshmitari i sajuar flet për Taulant Ballën dhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Një ditë më parë, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, publikoi audiopërgjime të reja, ku denonconte se dëshmitarit Fredi Alizoti i janë afruar para nga zyrtarët e policisë.



EMISIONET