Rivaliteti mes Galatasaray dhe Fenerbahce i ka kaluar kufinjtë, me derbin e Stambollit që ka shkaktuar një viktimë.

Të paktën këtë raportojmë mediat turke, me "UAV" që zbulojnë ngjarjen e rëndë. Gjatë momentit që po luhej derbi i konsideruar si më i zjarrti në Ballkan, një sherr në një lokal solli acarim mes dy tifozëve, që simpatizonin skuadrat respektive, Galatasaray dhe Fenerbahce. Pavarësisht tensionit të lartë, të pranishmit bënë të mundur që ngjarja të mos degradonte në sherr masiv, me dy tifozët që iu drejtuan banesave.

Gjithsesi, Levent T. kishte një tjetër plan. Mëngjesin e sotëm, Levent trokiti në derën e shtëpisë së Ruhi P., duke i kërkuar të zbriste ta takonte. Ruhi iu bind ftesës së Levent,por me vete mori një thikë. Me tu takuar me njëri-tjetrin, Ruhi kërcënon me thikë Levent, të cilin e godet në pjesë të ndryshme të trupit. Nga plagët e marra, Levent vdes në vend, teksa Ruhi dorëzohet në polici.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila kaloi çdo parashikim.

/Ora News.tv/