Rama dhe Veliaj në "Qytetin Studenti" rikonstruktohen 11 konvikte

Rama dhe Veliaj në "Qytetin Studenti" rikonstruktohen 11 konvikte

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj kanë inspektuar godinat në Qytet Studenti. Kreu i bashkisë Tiranë bëri me dije se për mirëmbajtjen e godinave në Qytet Studenti do të punësohen studentë ndërsa premtoi 0 interesa për studentët në banka. Kreu i qeverisë përsëriti edhe njëherë se koncesionet PPP janë e vetmja mundësi investimi

Përfundon rikonstruksioni i 11 godinave në Qytet Studenti si dhe vijon puna në 6 të tjera. Gjatë një inspektimi kryebashkiaku Erjon Veliaj i shoqëruar edhe nga kryeministri Edi Rama premtoi se tashmë studentëve do tu jepet mundësi punësimi për mirëmbajtjen e godinave në Qytet Studenti. Ndër të tjera Kryebashkiaku tha se janë në diskutim me disa banka të nivelit të dytë për të ofruar kredi  por edhe transaksione me interesa 0 për studentët.

Veliaj:Një gjë e cila na ka shkuar shumë mirë dhe që ne do të vazhdojmë ta fuqizojmë nga data 1 tetor është Karta e Studentit. Presim të lidhim një marrëveshje me një bankë tjetër që i bën interesat zero për studentet, pra, për të hapur një kartë, për të bërë një transaksion, një kredi të butë. Kështu që me Kartën realisht jemi në gjendje që ta implementojmë dhe në qytete të tjera. E kemi skemën gati”

Kryeministri Edi Rama ndërsa vlerësoi punën e bërë theksoi se bashkëpunimi me privatin në formën e PPP-ve është e vetmja mënyrë për të realizuar investime të rëndësishme.

Rama: “Pa diskutim që ky është i vetmi mekanizëm. Sot pashë videon e re nga rruga e Arbrit, ajo është bërë spektakël, ka shkuar deri në gjysmë të rrugës. Është një fond që qeveria nuk e kishte, se po ta kishte do ta kishte bërë 30 vjet. Nga ana tjetër, këto nuk shikohen të veçuara. Sepse dikush mund të pyesë, pse nuk i keni ju 300 milionë? Por nuk janë vetëm këto që duhen, sepse janë dhe 1500 gjëra të tjera. Qeveria nuk i mbledh të gjitha në një vend."

Ndërkohë që duhet edhe një muaj e gjysmë për nisjen e vitit akademik 2018-2019  kantieret janë hapur edhe në konviktet e Korçës, Shkodrës, Elbasanit, si dhe pritet të fillojnë edhe në Vlorë e Gjirokastër.

EMISIONET