Përfundon drama, Feronikeli fiton titullin për herë të tretë në histori

Përfundon drama, Feronikeli fiton titullin për herë të

Feronikeli është shpallur kampion i Superligës së Kosovës në futboll për herë të tretë në histori.

Skuadra nga Drenasi mposhti minimalisht 1-0 rivalin më të afërt, Prishtinën, për ta fituar titullin me një distancë prej 5 pikësh. Drama mori fund, me golin e vetëm të shënuar nga Ylli Hoxha, i cili vendosi edhe rezultatin përfundimtar në 1-0.

Në minutat e mbetura, kryeqytetasit bënë përpjekje të shumta, por nuk arritën që të ndryshonin fatet e takimit të  “Rexhep Rexhepit", duke u mjaftuar me titullin e nënkampionit për të dytin vit radhazi.

Për Feronikelin, ky është titulli i tretë në histori, pas sukseseve të arritura në sezonet 2014/2015 dhe 2015/2016.


EMISIONET