Tregjet më të rëndësishme financiare në kontinentin Europian janë mbyllur në rritje gjatë sesionit të djeshem duke vazhduar përformancën positive pas humbjeve të thella të javës së kaluar. Indeksi pan europian eurofirst 300 u rrit me 0.4% ndërkohë që humbje kanë pësuar bursat e Italise dhe Spanjes. Për më tepër analistët besojnë se investitoret janë ndikuar edhe nga vendimi i qverisë portugeze për të shpëtuar nga falimentimi bankën Espirito Santo si dhe nga të dhënat mbi outputin industrial në eurozonë i cili rezultoi lehte poshtë parashikimeve te analisteve. Në mbyllje të punimeve indeksi i Londrës u rrit me 0.05%, aid ax i Gjermanise fitoi 0.37% te vlereë ndersa cac 40 i Frances e mbylli sesionin në territor pozitiv prej 0.35%.

/Ora News.tv/