Përdorimi i gazit lotsjellës, Nishani: Do të hetohet

Përdorimi i gazit lotsjellës, Nishani: Do të hetohet

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora foli edhe për përdorimin e gazit lotsjellës nga ana e policisë, në protestat e opozitës.

Pjesë nga biseda në studio: 

Nishani: Situata do të përshkallëzohet, sepse kemi eksperiencat botërore e përshkallëzimit të situatës, në këto përballje politike.  Është një akt jo vetëm i dënueshëm ligjërisht, por jam i sigurtë që është një akt që do të verifikohet ligjërisht në një moment të caktuar. 

Hila: Po a është në manualin e policisë?

Nishani: Po ky është problemi. Ai është blerë që të përdoret sipas manualit.

Hila: Ju mendoni se është përdorur më shumë se normalja?

Nishani: Patjetër. Kjo gjë do të verifikohet ligjërisht. Ana njerëzore, është që është një gjë më shumë sesa e shëmtuar. Gazi lotsjellës përdoret për të neutalizuar një individ apo grupe individësh të cilët tejkalojnë rrezikshmërinë e përballimit të policisë me mjete përpara përdorimit të gazit. 

Manuali lejon përdorimin e gazit lotsjellës, vetëm nga një ekip i specializuar dhe i trajnuar, për hedhjen e gazit lotsjellës, i cili nuk mund ta hedhë atë. Ata kanë përgjegjësi ligjore për çdo gjë, ne po i dokumentojmë të gjitha aktet, nuk po lëmë asgjë pa dokumentuar.


EMISIONET