Një person është dënuar me 4 vite burg pasi përdhunoi një foshnje vetëm 18 muajshe.

Kane Fanelli, 27 vjeç nga Watford, u shpall fajtor në 2018 pasi dhunoi për një kohë të gjatë një foshnje.

Ai e dërgoi në spital pas plagëve që kishte marrë, ndërkohë që mjekët tregojnë se ato dëmtime nuk ishin normale.

Ata u kujdesën për foshnjen, por në të njëjtën kohë njoftuan dhe policinë për të hetuar rastin e pazakontë.

Gjithashtu mjekët deklaruan se foshnja kishte shenja të abuzimit seksual.

Pas hetimit të policisë, Fanelli u vu nën akuzë dhe ndaj tij u vendos masa e sigurisë “arrest me burg” pa afat.

Këtë të enjte, 7 nëntor 2019, ai doli përpara gjykatës ku dhe mori dënimin prej 4 vitesh burg si dhe disa ndalime me ligj për të pasur kontakt me fëmijë nën moshën 16 vjeç.

Prej më shumë se një viti foshnja është marrë nën kujdestarinë e një familje britanike.

/Ora News.tv/