Përcaktohen datat dhe oraret e finaleve play-off për Kategorinë e Parë‏

Përcaktohen datat dhe oraret e finaleve play-off për Kategorinë e

Pas përfundimit të sezonit 2018-2019, janë zyrtarizuar edhe datat e oraret e finaleve play-off mes skuadrave nga Kategoria e Parë dhe të Kategorisë së Dytë. Këto dy takime do të përcaktojnë edhe dy skuadrat që do të luajnë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.

Veleciku dhe Elbasani, që u renditën të parafundit në grupet përkatëse në Kategorinë e Parë, do të luajnë një ndeshje shtesë, përkatësisht kundër Shkumbinit dhe Luzit 2008.

PLAY-OFF

E premte, 24.05.2016, ora 16.00

Veleciku – Shkumbini (stadiumi “Tofik Jashari”, Shijak)
Elbasani – Luzi 2008 (stadiumi “Adush Muça”, Ballsh)

EMISIONET