Perandorinë e drogës së "El Chapo-s" e vazhdojnë dy djemtë e tij

Perandorinë e drogës së "El Chapo-s" e vazhdojnë

Dy djemte e baronit të drogës në Meksikë Joaquin "El Chapo" Guzman po vazhdojnë perandorinë e babait të tyre.

Kjo është vënë në dukje nga prokurorët e çështjes, me qëllimin për të kërkuar mbrojtje më të fortë ndaj dëshmitarëve.

Sipas tyre, karteli e ka ende aftësinë dhe vullnetin për t’i lënduar dëshmitarët.

“Nuk ka dyshim që i pandehuri dhe karteli i tij e kanë ende aftësinë, burimet dhe dëshirën për të lënduar personat që bashkëpunojnë, si dhe familjet e tyre”, thotë komunikimi zyrtar.

Guzman, 61 vjeç, më parë udhëhoqi kartelën Sinaloa të Meksikës, e cila është përshkruar nga zyrtarët si një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të drogës në botë.

Ai u ekstradua në SHBA nga Meksika në janar 2017, pasi u arratis nga dy burgje meksikane.

EMISIONET