Peqini drejt braktisjes

Peqini drejt braktisjes

Peqini është një ndër qytetet që po shkon drejt braktisjes. Mungesa e zhvillimit dhe punësimit ka shuar shpresat për të rinjtë e këtij qyteti prej 10 mijë banorësh. I harruar nga qeverisjet, sot rrugët e këtij qyteti duken të boshatisura.

 "Punë private ka shumë pak, ndonjë kamarier, gjë e vdekur fare".

"Pa punë, edhe qytetarët që janë këtu janë zëvendësuar me fshatarë.Kemi mbetur vetëm  si jabanxhinj, pensionistët".

"Po ikin përditë, ku mbahet familja me 50 mijë lekë?"

Kryetari i bashkisë, Sajmir Hasalla, shprehet se Peqini është lënë në harresë nga pushteti qëndror.

Sajmir Hasalla: Rilindja urbane akoma nuk ka ardhur në bashkinë e Peqinit, kemi shpresa dhe fjalë të mira që mund të bëhet para zgjedhjeve të ardhshme. Unë jam besimplotë.

Edhe pse një qytet që mbart vlera historike, sot ndjehet i braktisur nga pushteti qëndror, por edhe nga të rinjtë që duan të largohen nga ky qytet për një jetë më të mirë.

EMISIONET