Pedagogu, Klodian Skrame, i ftuar në emision “360 gradë” ku po flitet për tërmetin e fuqishëm të 26 nëntorit, tha se Shqipëria ka mbetur me hartën sizmike të viti 1979.

Skrame: Harta i intensitetit është bërë në vitet 79. Asokohe, direkt pas tërmetit të Shkodrës, ne ishim të parët që folëm për mikrozonimin sizmik. Ishim shumë avangardë. Problemi është që kemi mbetur me hartën e 79-ës.

Kodi teknik shqiptar është i 89-ës dhe përdoret harta sizmike, ose ndryshe e intensitetit të 78-ës.

Ndërkohë, kemi shtete si Italia, nga të cilat mund të marrim shembull.


/Ora News.tv/