PDIU siguron banorët e Astirit: Do t'ju dëmshpërblejë qeveria e ardhshme e opozitës

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar për aksionin e IKMT-së sot në Astir dhe përplasjen e policisë me banorët.

Në një deklaratë për mediat, PDIU thotë se "sot në shtëpitë e banorëve të Astirit u konsumua dhe akti i fundit i dramës së filluar dy vite më parë. Rilindasi Rama plotësoi trekëndëshin dhunë krim e korrupsion me trajtimin çnjerëzor që i bëri grave, burrave, fëmijëve e të moshuarve banorë të Astirit. Dhuna dhe përdorimi i gazit helmues në shtëpitëe shqiptarëve është një akt i patolerueshëm e i dënueshëm nga çdo ligj ndërkombëtar dhe njerëzor."

Ndërsa konsumon milionat e megaskandalit të vjedhjes së shekullit të Unazës së Astirit, vijon PDIU, Rama u mohon edhe thërrimet banorëve të Astirit që po mbrojnë banesat e tyre.

"40 milionët e vjedhura në këtë meegaskandal do të mjaftonin disa herë që banorët të dëmshpërbleheshin denjësisht po për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi kompromisi dhe zgjidhja paqësore e konfliktit. Ne vend të një zgidhjeje komprommisi u zgodh dhuna dhe terrori me qëllimin e vetëm që bashkë me Astirin të shuhej cdo vatër e reagimit dhe rezistencës qytetare".

PDIU siguron se qytetarët do marrin gjithë dëmshpërblimin që i përket nga qeverisja e ardhshme e opozitës së sotme por kjo vatër rezistence qytetare do mbetet në historinë politike shqiptare si rasti më i mirë i reagimit qytetar ndaj një autokrati që ka 21 vite në pushtet e që sot duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen në vend si ish-ministër kulture, si ish-kryetar bashkie e sot si kryeministër.

IKMT shembi 33 banesa në Astir gjatë aksionit të sotëm. Nga këto, 15 objekte një katëshe, 11 objekte 2 katëshe, 6 objekte 3 katëshe dhe 1 objekt katër katësh.



EMISIONET