PD: Raporti i BB nxjerr zbuluar krizën e sektorit energjetik ne Shqipëri

PD: Raporti i BB nxjerr zbuluar krizën e sektorit energjetik ne

Partia Demokratike sjell të dhënat e degradimit, sipas tyre, të sistemit energjetik në vend.

Përmes ish zv.ministrit të energjetikës Eno Bozdo, selia blu akuzoi kryeministrin Rama se po përdor OSHEE si ndërmarrje për të bërë çokat e klientëve të vet. Për këtë I referohet shifrave të Bankës Botërore.

Eno Bozdo:“Të dhënat tregojnë se jo vetëm reforma nuk ka pasur, por qe sektori është ne kolaps për shkak te korrupsionit  partiak, përfitimeve dhe klientelizmit te shfrenuar.

Këtë nuk e thotë vetëm opozita. Raporti i Bankës Botërore mbi Anketimin e Ndërmarrjeve ka nxjerre tërësisht zbuluar krizën e sektorit energjetik ne Shqipëri.

Studimi tregon se kompanitë shqiptare humbasin rreth 2% te produktit te tyre për shkak te shkëputjes se energjisë elektrike dhe dëmtimit te procesit te prodhimit. Ne terma financiare, kjo shifër është rreth 180 milionë euro ne vit, shifër kjo shume e madhe qe përfaqëson koston te drejtpërdrejtë për biznesin. Për këtë askush nuk mban përgjegjësi”

Faktet tregojnë se paratë që arkëtohen edhe me forcë nga OSHEE nuk i kthehen mbrapsht konsumatorit me investimet e duhura, por mbushin xhepat e miqve dhe klientëve të Edi Ramës. Ne mbështetje te biznesit, ne do te mundësojmë uljen me të paktën 20% te çmimit te energjisë elektrike per biznesin e vogël dhe do ta ulim atë ndjeshëm edhe për familjet.”

Por sipas OSHEE kjo ka ndodhur për shkak të vjedhjes në rrjet nga abonentë të ndryshëm dhe mospagesës. Për këtë arsye ka ngritur 12 grupe të posacëm kontrolli dhe vetëm në janar janë proceduar 42 abonentë për vjedhje të energjisë elektrike.

PD denoncoi dje: OSHEE humbi 64 milionë euro

    

EMISIONET