Partia Demokratike ka publikuar një video që tregon momentin e arrestimit të një prej banorëve të Unazës së Re.

Sipas PD personi i shoqëruar quhet Skender Doda. 

Pamjet e sigurisë brenda një lokali tregojnë momentin kur Doda shoqërohet nga disa policë me pranga në duar.

Partia Demokratike raporton se janë shoqëruar disa nga zërat kryesorë të protestës për shembjen e banesave në Unazën e Re.

Shoqërimi i tyre vjen pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit Penal për bllokimin e rrugëve.

/Ora News.tv/