'Drejtësia ka dështuar', PD: Prokuroria e Tiranës, vegël politike për mbylljen e aferave të Veliajt

Vendimin e Prokurorisë së Tiranës, për të mbyllur  dosjen  e pagesës së hotelit, të nënkryetarit të Bashkisë nga kompania private Fusha, por dhe e çështjen e tenderit abuziv të bashkisë  me pishat në autostradë, Partia Demokratike e ka cilësuar si dështim të reformës në drejtësi. Ish Deputetja Dhurata Çupi,    tha se paratë me korrupsion, me tendera pa garë, me kosto të fryra përfitimi paligjshëm është përgjigja pse drejtësia sot është e pafuqishme përballë pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.   

Partia Demokratike thotë se reforma në drejtësi ka dështuar, pasi qeveritarët e korruptuar mbeten të paprekshëm. Ish deputetja Dhurata Çupi, për këtë akuzë i referohet vendimit të Prokurorisë së Tiranës  për të mbyllur  dosjen  e pagesës së hotelit,  të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës nga kompania private Fusha, por dhe e cësjhtjen e tenderit abuziv të bashkisë  me pishat në autostradë. 

Dhurata Çupi:Në të dyja rastet, Partia Demokratike dhe media kanë bërë publikë dokumente të pakundërshtueshëm që provojnë shkeljen e ligjit, por prokuroria e kapur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj bën sikur nuk sheh dhe nuk dëgjon. Përballë presionit të vetingut dhe dëshirës për t’i shërbyer pushtetit, Prokuroria e Tiranës është kthyer në një vegël politike, duke mbrojtur qeveritarët e korruptuar dhe duke goditur opozitën dhe qytetarët”

Çupi thotë se është  fakt, se edhe pas reformës në drejtësi, edhe pas vetingut, edhe pas të ashtuquajturve ligje KÇK, pushtetarët janë të paprekshëm, korrupsioni në nivele të larta të qeverisë dhe të pushtetit është i paprekshëm.

Sipas saj paratë me korrupsion, me tendera pa garë, me kosto të fryra përfitimi paligjshëm është përgjigja pse drejtësia sot është e pafuqishme përballë pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.  

EMISIONET