PD përsërit padinë ndaj Lleshaj për hedhjen e gazit lotsjellës: Mbetje komunizmi

PD përsërit padinë ndaj Lleshaj për hedhjen e gazit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së,  Gazmend Bardhi është thirrur në prokurori për padinë që kjo forcë politike ngriti një muaj më parë ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtuesve të lartë të policisë.

Objekt padia ka të bëjë me përdorimin e gazit lotsjellës ndërsa ministri akuzohen për veprime të paligjshme kundër protestuesve.

 Në një prononcim për median në dalje të Prokurorisë Bardhi i bëri thirrje prokurorisë të ushtrojë detyrat e saj dhe të mos bëhet shtojcë e policisë së shteti dhe të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve.

Gazmend Bardhi: "Kam dhënë fakte nga PD mbi veprimet e kudra ligjshme të drejtuesve të policisë së shtetit që me urdhër politik sulmuan qytetarët duke i penguar në ushtrimin e së drejtës së tyre të protestës. Sot ka 40 qytetarë në burg pa asnjë provë apo pamje filmike që ata të kenë kryer akte dhune dhe nuk ka ansjë hetim apo dënim ndaj atyre që ka shkelur ligjin dhe dhunuar qytetarët"

Mbetje te komunizmit- Bardhi e quajti ministrin Lleshaj mbetje të komunizmit.

"Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është mbetje e kohës së komunizmit. Koha kur protesta trajtohej si puc ka përfunduar 30 vite më parë, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ministër të Brendshëm asnjë drejtus policie që të mund të pengojë të drejtat themelore të qytetarëve.  Të protestosh është e drejtë legjitime në demokraci vetëm për një mbetje komuniste si Sandër Lleshaj  është puc kushtetues"

Madje Bardhi kishte dhe një mesazh për prokurorët:  Apeli im është për gjyqtarët e prokurorët. Nuk kanë për të kaluar vetingun duke i shërbyer në mënyrë kriminale qeverisë. Qytetarët nuk do të falin dhe do i trajtojnë çdo prokuror dhe gjyqtar njëlloj si banda që qeverisin sot vendin

Bardhi tha se është qeveria ajo që nxit protestat dhe i provokon ato. 


EMISIONET