Partia Demokratike ka shprehur një tjetër shqetësim në lidhje me marrëveshjen mes CEZ dhe qeveisë shqiptare, sipas saj nga kjo marrëveshje është përjashtuar Avokati i Shtetit. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Florion Mima shprehet se përveç dëmit të shkaktuar, kjo marrëveshje është bërë papraninë e Avokatit të Shtetit. “Opinoni publik po vihet në dijeni se Avokati i Shqiperise i kontraktuar nga shteti shqiptar në tetor 2012   është përjashtuar nga procesi i negoaciatave të mbajtura ndërmjet qeverisë Rama dh kompanisë. Rezultati i të ashtuquajturave e negoaicata tashmë është i njohur për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Mima. Po ashtu sipas Mimës ky avokat detyrohet të deklaroje se ai nuk është përgjegjës për marrëveshjen e negociatave sepse janë berë pa praninë e tij. “Në dokumentin e datës 31 dhjetor 2012 që në fakt është udhërrëfyesi kryesore për hapat që duhen ndërmarrë, hartuar nga ky avokat, thuhet se CEZ është përgjegjësja e vetme e dështimit të privatizimit, po ky avokat i sugjeron qeverise mbledhjen e provave për veprimet e paligjshme te CEZ. Avokati ynë detyrohet të deklaroi në regjistrin GAR se ai nuk është përgjegjës për marrëveshjen, se negociatat janë bërë papraninë e tij. Ai deklaron se nuk ka të bëjë me këtë dakortësi të turpshme”, deklaroi Mima. Po ashtu Mimi denoncon edhe faktin që qeveria socialiste ka falur 500 milion Euro fatura të papaguara të CEZ, si dhe një dëm prej 3 miliarde dollare. "Rezultati i të ashtuquajturave negociata tashmë është i njohur për të gjithë shqiptarët. Janë falur nga qeveria socialiste rreth 500 milion Euro fatura të papaguara të CEZ ndaj kompanive shtetërore shqiptare, si dhe njëdëm deri në 3 miliardë USD shkaktuar Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Për më tepër, qeveria Rama do t’i paguajë CEZ a.s. edhe 95 milionë Euro të tjera, të cilat mund dhe duhej të ishin përdorur për fuqizimin e sektorit të energjisë elektrike.Çdo shqiptari do t’i duhet të paguajë nga xhepi 1,1 milionë lekë, për të mbushur xhepat e kompanisë çeke CEZ ."

/Ora News.tv/