PD kundër ndryshimit të kufijve, përgatit rezolutë për Kosovën

PD kundër ndryshimit të kufijve, përgatit rezolutë për

Partia Demokratike po përgatit një rezolute në mbështetje të qëndrimit të forcave politike në Kosovë për mosndryshimin e kufijve, bën të ditur gazetari e Ora News.

Rezoluta e Partisë Demokratike mbështet fuqimisht ruajtjen e  formës unitare të qeverisjes në Republikën e Kosovës dhe reformat që sigurojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE.

Ndërkohë sot Kuvendi i Kosovës ka thirrur dy seanca të jashtëzakonshme.
Seanca e parë, është thirrur me kërkesën e Qeverisë së Kosovës dhe ka të bëjë me miratimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë.

Seanca e dytë është thirrur nga forcat politike në opozitë, e nxitur nga deklaratat e presidentit, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

EMISIONET