PD kërkon Ramën që të raportojë për integrimin dhe Kosovën

PD kërkon Ramën që të raportojë për integrimin dhe

Opozita ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama mbi qëndrimin që do të ketë Shqipëria në bisedimet Kosovë-Serbi. Në përgjigje të shqetësimit Taulant Balla është shprehur se Tirana zyrtare nuk ndërhyn në këto negociata. Ndërkohë mazhoranca dhe opozita i kanë kërkuar qeverisë të raportojë brenda shkurtit mbi përmbushjen e kritereve të vendosura si kusht në negociatat për integrimin.

Pas marrjes së postit të Ministrit të Jashtëm nga Edi Rama dhe delegimi i kompetecave tek zëvendësministri Gent Cakaj, opozita është e paqartë se si do të ndahen kompetencat.

Pas rikthimit në jetën parlamentare, deputetët e PD në Komisionin e Integrimit kanë kërkuar paraqitjen e Ramës në postin e Ministrit të Jashtëm për të raportuar për qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me propozimin për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për procesin e integrimit.

Aldo Bumçi: Ne të dimë qartësisht cili është qëndrimi i kryeministrit Rama për propozimet për shkëmbime territori apo korrigjim kufijsh.

Taulant Balla: Në asnjë rast ne nuk mund të jemi pjesë e ndërhyrjeve në politikën e jashtme të shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës.

Mazhoranca mbështeti kërkesën e opozitës që qeveria deri në fund të shkurtit duhet të të raportojë për përmbushjen e kritereve të vendosura nga BE.

Por pavarësisht se PD kërkon që këtë raport ta prezantojë Kryeministri, me shumë gjasa do të jetë Gent Cakaj ai që do të raportojë para deputetëve.

EMISIONET