PD kërkon shkarkimin e Agim Kajmakut, KQZ mblidhet të premten

PD kërkon shkarkimin e Agim Kajmakut, KQZ mblidhet të premten

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të premten për të vendosur mbi heqjen ose jo të mandatit të kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmakut.

Në takimin që lajmërohet të zhvillohet në orën 10 anëtarët e KQZ do të marrin në shqyrtim kërkesën e prokurorisë, e cila duke iu referuar përgjigjeve të Interpol ka kërkuar shkarkimin e të zgjedhurit në 30 qershor.

Më herët Partia Demokratike ka shprehur shqetësimin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zvarriste shqyrtimin e çështjes. Në shkresën dërguar këtij institucioni selia blu shprehet se nga Interpol është vërtetuar se Agim Kajmaku ka mbajtur emrin Jorgo Toto në Greqi dhe është ndaluar në vitin 2003 për falsifikim kartëmonedhash. Madje në deklaratë thuhet se kryebashkiaku ka pasur dijeni të plotë edhe se ka qenë në kërkim ndërkombëtar, por këto të dhëna nuk I ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit.

Rasti Kajmaku nuk është i vetmi që kërkohet ti hiqet mandate si pasojë e mos deklarimit të dënimeve apo proceseve penale. Më herët KQZ ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të hequr mandatin e deputetit për Aqif Rakipin dhe Gledian Rehovicës. Po ashtu dhe në rastin e Valdrin Pjetrit në Shkodër u kërkua denoncua mos deklarimi i plotë i të dhënave por ky i fundit nuk pranoi të merrte mandatin.

Në rast të shkarkimit, Vora do të jetë qyteti i dytë kur rrëzohen kryebashkiakët e dalë nga votimet e 30 qershorit, në kohën kur në pritje është dhe përgjigja që prokuroria kërkon për rastin e Mark Babanit në Vaun e Dejës.

EMISIONET