PD denoncon tenderin: Qeveria bleu maskat me dyfishin e çmimit

Partia Demokratike denoncoi tenderin 3.5 milion dollarë  të materialeve mbrojtëse  shëndetësore. Albana Vokshi dhe Enkelejd Alibeaj, publikuan dokumentacionin  doganor i cili tha ai provon abuzimin me kontratat e shpallura sekrete nga qeveria. Sipas tyre një maskë e cila kushton rreth 400  lekë në tregun e pakicës,  qeveria me shumicë i ka blerë me një çmim dyfish me të shtrejtë, rreth 800 lekë.

Skandali i tenderit prej 3.5 milion dollarësh për  materialet mbrojtëse shëndetësore, i denoncuar dy ditë më parë nga emisioni investigativ "BOOM", në Radio Televizionin Ora, solli dhe reagimin e Partisë Demokratike.

Përvec çmimit dyfish më të lartë se tregu real, pikëpyetje  ka edhe për cilësinë dhe certifikimin e këtyre  materialeve mbrojtëse shëndetësore. 

Sipas demokratëve ne tregun e pakicës një maske e tipit FFP2  kushton rreth 400   lekë , por qeveria me shumicë i ka blerë me një çmim dyfish me të shtrejtë, rreth 800 lekë.   

Albana Vokshi: Për mbi 200 mijë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse, të blera nga qeveria me çmime stratosferike. Do të sjellim prova për një abuzim skandaloz me paratë e shqiptarëve. Ne besojmë se ky abuzim i madh ka detyruar qeverinë të klasifikojë si sekret këta tendera hajdutësh, që e zhdoganojnë një maskë me 3 euro dhe e blejnë me 8 mijë lekë me çmim shumice.

Sa lekë e ka blerë Qeveria shqiptare këtë maskë 4 mijëlekëshe? Plot, dyfishin e cmimit, me 8 mijë lekë të vjetra. Pra me pakicë blihet 4 mijë lekë, ndërsa më shumicë Qeveria e blen nga kompanitë “FARMA NET dhe EUROMED” me 8 mijë lekë të vjetra. Ky është krim! Dhe kur krimin përpiqesh ta fshehësh me kontrata sekrete, me mungesë transparence, krimi bëhet edhe më i rëndë, sepse provon që është bërë me vetëdije për të vjedhur. Të pranosh të blesh 8 mije lekë një maskë që me pakicë në Farmaci shitet 4 mijë lekë do të thotë vjedhje në mes të ditës.

Ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj, publikoi dokumentacionin doganor, i cili tha ai   provon abuzimin me kontratat e shpallura sekrete nga qeveria.

Enkelejd Alibeaj: Qeveria i ka zhdoganuar maskat me 3 euro dhe pastaj i ka blerë me 8 mijë lekë copën, ose me rreth 6.5 euro, Pra, Qeveria i ka blerë maskat me rreth 2 fishin e çmimit real.I njëjti skandal, rezulton edhe për materialet e tjera në këtë tender:Qeveria ka zhdoganuar me çmim 9.6 euro veshje spitalore me 1 përdorim dhe pas pak ditësh ka blerë me 28 euro 1 veshje. Pra Qeveria i ka blerë me rreth 3 fishin e çmimit real.

Po kështu, mbrojtëset me 1 përdorim për sytë Qeveria i ka zhdoganuar me çmimin e tregut 2.9 euro, por i ka blerë me rreth 6 euro copën, 2fishin e çmimit real. Qeveria ka vjedhur edhe me maskat spitalore një përdorimshe për dhoma izolimi. I ka zhdoganuar me 8 euro dhe ia ka blerë kompanisë së preferuar me dyfishin e çmimit real, me rreth 8 euro.

Alibeaj kërkoi anulimin e tenderit.

Enkelejd Alibeaj: Kjo është vjedhje dhe për ne kjo është e papranueshme! Qytetarët janë të lodhur nga kjo qeveri që nuk ndalet duke futur duart në xhepat e qytetarëve edhe në ditët e tyre më të vështira.

Abuzimet kaq të mëdha me taksat e shqiptarëve provojnë edhe një herë se Edi Rama ka para në buxhet, por këto para i ka për të vjedhur, i ka për t’i ndarë me klientët dhe me oligarkët e koncesioneve.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj sot nga Qeveria, nga Edi Rama personalisht, që të anullojë menjëherë çmimin skandaloz të blerjes së këtyre materialeve, të kthejë në Buxhet paratë e paguara tepër dhe të vjedhura. Ato para, në vend që të shkojnë në xhepat e qeveritarëve të korruptuar dhe klientëve të tyre, t’u shkojnë menjëherë familjeve në nevojë dhe biznesit në krizë.

Pas akuzave të Partisë Demokratike, Ministria e Shëndetësisë reagoi duke sqaruar se procedurat për blerjen e materialeve të mbrojtjes personale për mjekët dhe infermierët gjatë kësaj epidemie, janë zhvilluar duke zbatuar legjislacionin në fuqi.

Dikasteri i Shëndetësisë shprehet pro çdo hetimi nga organet e drejtësisë, një orë e më parë, duke i cilësuar si shpifje deklaratat e Partisë Demokratike.

Skandali i maskave u denoncua dy ditë më parë nga emisioni investigativ "BOOM", në Radio Televizionin Ora.

Përveç çmimit dyfish më ta lartë se tregu real, pikëpyetje ka edhe për cilësinë dhe certifikimin e këtyre materialeve mbrojtëse shëndetësore.




EMISIONET